Komuna e Vitisë fillon fushatën kundër kancerit të gjirit

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti me moton “LUFTO ME GUXIM” ka bërë hapjen e fushatës kundër kancerit të gjirit me një aktivitet simbolik.

Klubi i çiklistëve “KORRI” nga Pozherani, së bashku me ekipën e Policisë së Kosovës në Viti, punëtorët shëndetësorë dhe përfaqësues nga Spitali “Avicena” si dhe me mbështetjen dhe përcjelljen e aktivitetit nga mediumi lokal “PLUS TV” kanë mbajtur aktivitetin e parë” Marshi i çiklistëve për muajin ROZË”.

Sipas dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë në QKMF -Viti dhe udhëheqëse e aktivitetit, gjatë tërë muajit do të mbahen aktivitete të ndryshme, për të cilat do të bejmë njoftimin me kohë për qytetarët.

Këto aktivitete po realizohen me qëllim që të rrisim vetëdijësimin e qytetarëve për sëmundjen, e cila po prek çdo të tetën grua pothuajse, por edhe gjininë mashkullore. Prandaj, dr.Kadolli-Halili kërkon nga qytetarët që të jenë pjesë aktive e këtyre aktiviteteve në kuadër të muajit Rozë.

Ftojmë të gjithë qytetarët, që janë adhurues të bicikletave të na bashkohen në këtë aktivitet.

Burimi: QKMF-Viti

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj i pari me performancën më të mirë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike të gjelbërta

Qyteti i Ferizajt është radhitur i pari nga komunat e mëdha me performancën më të …