Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, Përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe përfaqësuesit e projektit “FIERC”, kanë mbajtur takimin e parë të Forumit të Komunitetit për Interes Publik, me ç’rast u formua edhe grupi punues i këtij forumi, i përbërë prej 13 anëtarëve. Ky forum do ti kryej detyrat dhe përgjegjësitë në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit e cila është nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti, në mes të kryetarit të komunës Sokol Haliti dhe QKSS-së, e ku prezent ishte edhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jӧrn Rohde. Kjo marrëveshje ka për qëllim nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik në komunën e Vitisë.