Komuna e Vitisë furnizon QMF-në në Pozheran me pajisje laboratorike

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran, përkatësisht laboratorin e kësaj qendre, ku komuna e Vitisë e ka furnizuar me aparaturë biokimike si dhe aparat hematologjik. “Ashtu siç kemi premtuar se investime do të ketë në të gjithë sektorët ku lehtësohen shërbimet për qytetarë, ky investim që kemi bërë sot në QMF-në e Pozheranit, këto pajisje që janë investim i komunës së Vitisë, do të lehtësojnë qytetarët e shumë lokaliteteve që frekuentojnë këtë qendër, në kryerjen e shërbimeve të ndryshme shëndetësore, po ashtu do të lehtësohet puna e stafit mjekësorë”, tha kryetari Haliti. Gjithashtu, është blerë edhe një aparaturë EKG, e cila do të jetë në shërbim të repartit të internistikës. Të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Merrushe Ahmeti dhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli Halili.

May be an image of 14 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …