Me një vendim të dërguar nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Armend Zemaj u bë me dije se Komuna e Vitisë është kategorizuar tek komunat me rrezik të mesëm te infeksionit nga virusi pandemik COVID-19. Me këtë hiqet edhe kufizimi i lirisë së lëvizjes (ora policore). Megjithatë me këtë vendim parashihen edhe këto masa:
-
Operatoret ekonomik lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
-
Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri ne ora 18:00, ndërkaq pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgese”, ne përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
-
Te gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre bazuar në specifikat qe kanë në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”;
-
Transporti publik lejohet te punoje me 50% te kapaciteteve, ne përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
-
Taksitë lejohen te punojnë me një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë te se njëjtës familje, ne përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapje e Covid-19”;
-
Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri ne orën 18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;