Komuna e Vitisë i kthehet me kujdes punëve të përditshme

Komuna e Vitisë, në ditën parë pas lehtësimit të pjesshëm të masave mbrojtëse kundër pandemisë, i është kthyer me kujdes punëve të përditshme të lejueshme. Kjo është përshëndetur në takimin e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe është parë si mundësi e mirë e rimëkëmbjes së ekonomisë së rënduar në këtë kohë.
Kryetari Sokol Haliti tha se është pozitive dhe lajm i mirë që dje kanë rinisur punën disa lloje të bizneseve, sepse dëmet janë të mëdha. Por sipas tij, masat tjera akoma mbeten ne fuqi siç janë orari i kufizuar i lëvizjes. Prandaj, ai, sërish kërkon nga qytetarët që të mos grumbullohen, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat mbrojtëse. Kryetari Haliti, përndryshe tha komuna ka kthyer fokusin edhe kah projektet infrastrukturore, por pa e larguar vëmendjen nga gjendja me pandeminë. Ai shprehet i kënaqur që Vitia qe gati tri javë nuk ka raste të reja me të infektuar.
Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili tha se dita e djeshme ka kaluar qetë, por njëjtë ka nisur edhe dita e sotshme sa i përket respektimit të masave antikovid dhe rihapjes së disa bizneseve.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …