Komuna e Vitisë ka konfiskuar 6 automjete me të cilët po transportoheshin masë drurore në mënyrë ilegale

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vitin 2022 e ka shpallur vit të mbrojtjes së pyjeve në këtë komunë.  Në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e keqpërdorimit të pyjeve, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me trupën koordinuese për mbrojtjen e pyjeve kanë ndërmarrë masa të shumta për mbrojtjen e pyjeve publike në territorin e komunës së Vitisë. Ditëve të fundit, janë konfiskuar 6 automjete me të cilët transportonin masë drusore në mënyrë ilegale. Me këtë rast, drejtori Naim Pira, ka falënderuar të gjithë mekanizmat që po bashkëpunojnë me Autoritetin Pyjor Komunal dhe komandantin e Stacionit Policorë në Viti, kapitenin Afrim Halili, në parandalimin e kësaj dukurie negative dhe ka ftuar qytetarët të cilët hasin në prerjen dhe transportimin ilegal të drunjëve, të njoftojnë organet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …