Komuna e Vitisë ka përmbyllur aktivitetet “Ditët e Diasporës”

Që nga ardhja e fluksit të parë të bashkatdhetarëve tanë për pushime në vendlindjen e tyre, Komuna e Vitisë, ka nisur aktivitet e ndryshme kulturore, sportive dhe artistike në shenjë respekti për ta, të cilat janë përmbyllur dje. Me këtë rast janë mbajtur edhe aktivitete të shumta në kuadër të “Ditët e Diasporës” që janë mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit Haliti dhe kryesisht janë organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, në bashkëpunim me partneret e shumtë. Në mesin e këtyre aktiviteteve në sheshin e qytetit të Vitisë “Nijazi Azemi”-Komandat Mjekrra është zhvilluar një rekord i ri nga Prof. Agim Agushi dhe atë duke ecur prapa me top mbi kokë me qëllim që të futet në “Gunness World Record”. Gjithashtu ishte shënuar edhe koncerti i hapur nga AKV “Kemajl Azizi” Viti, solistët e njohur nga Vitia, estrada kosovare dhe diaspora ku kanë marrë pjesë shumë qytetarë vitias. Institucionet komunale të Vitisë janë interesuar edhe mbi kërkesat dhe dëshirave të mërgimtarëve vitias për këtë komunë ku në këtë drejtim ata janë ndihmuar nga Qendra Rinore në Viti. Gjithashtu në kuadër të këtyre aktivitete është bërë prezantimi i eksponateve në Muzeun e qytetit, ishte hapur edhe ekspozita e artit pamor me temën “Femrat shqiptare” nga artistja e njohur Saranda Xhemajli si dhe është dhënë një informata rreth organizimit të bibliotekës së qytetit “Ramadan Musliu” në Viti. Po ashtu në ditët e fundit të këtyre aktiviteteve është mbajtur edhe Festivali për fëmijë – “Cover Fest”, nga “Kori i qytetit” , nën udhëheqjen e Prof. Mustafë Lamallari si dhe është mbajtur aktiviteti sportiv “Street Ball” nga KB “Vitia”.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …