Me dy takimet e fundit, njëri në Pozheran e tjetri në Skifteraj, komuna e Vitisë e ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore 2024-2026. Në këto dëgjime para të pranishmeve kanë prezantuar zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri. Të dytë kanë potencuar rëndësinë e marrjes së mendimeve të qytetarëve para ndarjes finale të buxhetit komunal konkretisht edhe të hartimit të listës së investimeve kapitale. Gjatë këtij takimi banorët e Pozheranit por edhe të fshatrave për rreth këto kërkesa:
* Të rregullohen rrugët bujqësore me zhavorre nga Ura e Drejës deri të Jesava, nga ura e Drejës deri të serat e Xhelal Halabakut, nga Restorant Bosi deri të ura e Sllatinës si dhe nga rruga e Lubishtanve deri të Muhaxherët.
* Të rregullohet dhe ndërtohet trotuari nga fshati Çifllakë, lagjes së Alidemeve dhe Zuka
* Të bëhet riparimi i kanalizimeve.
*Të bëhet vendosja e rrethojave në shkollat fillore dhe të mesme.
Kurse banorët e fshatit Skifteraj kërkuan:
-
Të bëhet pastrimi i kanalit në” Lagjen e Epërme.
-
Të rritet hapësira e fushës sportive.
-
Të bëhet riparimi i kanalizimeve.
-
Të bëhet rregullimi dhe shtimi i ndriçimeve publike si në Lagjen e Epërme, Rruga e Lirisë- nga familja e Qemajlit- rrugës së Bacit Rifat.
-
Të këtë vendkalimi autobusëve.
-
Trotuaret të rregullohen dhe të shtohen aty ku nuk ka si në rrugën Skifteraj -Remnik (trafo deri në dalje të Skifterajt).
-
Të rregullohet problemi me ujin e pijshëm.
-
Të bëhet hapja e përroskës nga trafoja deri të kanali i parë (rreth 200 metra).