Komuna e Vitisë ka shënuar 14 Qershorin-Ditën e Çlirimit me aktivitete të ndryshme

Komuna e Vitisë gjatë ditëve të fundit për nderë të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit, ka shënuar aktivitete të ndryshme zyrtare, kulturore dhe artistike. Ndonëse gjatë ditës së djeshme është mbajtur fillimisht një seancë solemne nga Kuvendit Komunal u bënë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Me pas nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport janë zhvilluar edhe disa aktivitete sportive dhe kulturore në qytetin e Vitisë si: Street Ball, çiklizëm dhe është përmbyllur në orët e mbrëmjes me koncertin festiv në qytet ku kanë marrë pjesë: Kori i qytetit, A.K.V “Kemajl Azizi”, Qendra Kulturore “Anamorava” dhe Ansambli “Visaret e Krrabës” nga kryeqyteti shqiptar. Valmir Sahiti, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, tha se për nderë të kësaj dite, kjo drejtori në bashkëpunim me partnerët e saj është përkujdesur që shënimi i ditës së çlirimit në Viti, të bëhet në formën më të mirë të mundshme. Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e aktiviteteve duke u zotuar se do të kujdesët që edhe ditët e tjera festive të shënohen me programe të pasur kulturore, artistike dhe sportive.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, top dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …