Komuna e Vitisë, ka vazhduar aksionet e pastrimit dhe largimit të mbeturinave edhe në lokalitet e tjera të kësaj komune, konkretisht në fshatin Beguncë në vendin e quajtur “Zhari” ku është bërë pastrimi dhe largimi i një deponie ilegale të mbeturinave. Ky aksion mjedisor është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë të tri drejtorive komunale si: Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtoria e Inspeksionit dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë të kësaj komune. Kujtojmë se me një vendim kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti e kishte shpallur vitin 2022 si vit të mbrojtjes së mjedisit dhe të pyjeve në këtë komunë. Përndryshe edhe në fundjavë është zhvilluar një aksion i tillë, ku është larguar një deponi ilegale e mbeturinave në Pozheran.