Komuna e Vitisë mbajti takimin për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027 me sportistët dhe artistët vitias

Në kuadër të takimeve që po i zhvillohen komuna e Vitisë për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027, sot në Viti është mbajtur takimi me sportistët dhe artisët vitias. Me këtë rast zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Milihate Ajeti i kanë njoftuar të pranishmit me draft buxhetin e paraparë për vitin 2025 dhe atë në kategoritë e ndryshme ekonomike. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti. Më pas takimi ka qenë i pranishëm për pjesëmarrësit që të parashtrojnë pyetje, kërkesa, sugjerime dhe vërejtje. Ndërkaq në këtë takim u paraqitën këto kërkesa: të ndahet në mënyrë të barabartë buxheti për kulturën, rininë dhe sportin si dhe të formohet një komision që bënë verifikimin e punëve të OJQ-ve në Viti. Përndryshe takimi i radhës për planifikimin e buxhetit komunal pritet të mbahet me datën: 17.07.2024 me fillim nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit Komunal, brenda shtëpisë së Kulturës në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …