Komuna e Vitisë me aktivitete të shumta shënoi luftën kundër kancerit të gjirit

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe organizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar (QKMF) në Viti, u mbajt një aktivitet vetëdijësues në kuadër të muajit ROZË, muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Aktiviteti u zhvillua me moton “Lufto me Guxim”, duke e theksuar rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje.

Gjatë këtij aktiviteti, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu mbajti një fjalë rasti, duke u shprehur për rëndësinë e vetëdijesimit dhe përkrahjes së të prekurve nga kanceri i gjirit.

“Sot jemi bashkuar për të shënuar muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një kauzë që na prek neve si shoqëri. Çdo tetor, ne rikujtojmë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes për ata që luftojnë me këtë sëmundje të rëndë. Prandaj unë si kryetari i komunës së Vitisë duke e parë rëndësinë që ka diagnostifkimi i hershëm në bashkëpunim me QKMF-në dhe institucionet e tjera gjatë këtij muaji po shënojmë aktivitete të shumta”, u shpreh zv.kryetari Aliu.

Ndërkaq drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili në hapje të këtij takimi foli për rëndësinë e shënimit të aktiviteteve gjatë këtij muaji duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë në vetëdijësimin e qytetarëve kundër kësaj sëmundje.

Ndërkaq në këtë takim është folur edhe për sfidat e të mbijetuarave nga kanceri i gjirit. Një ligjëratë për të pranishmit e mbajti edhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Trokale në Prishtinë, Dr. Nazim Kolgeci. Fjalë mbështetëse pati edhe znj. Donjeta Asllani, nga poliklinika AvicienaKS. U ndan edhe disa mirenjohje për ata që kontribuan në muajin e sensibilizimit të muajit rozë. Më pas u mbajt shfaqja teatrale “Fustani rozë” , si dhe marshi sensibilizues në sheshin e qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …