Komuna e Vitisë, me moton ” MOS HESHT” filloi fushatën për parandalimin e trafikimit me njerëz, e cila do të zgjasë deri më 18 nëntor. Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit me njerëz dhe ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë. Prandaj, për ta bërë këtë fushatën më komplet dhe më me ndikim, janë paraparë një sërë aktivitete që do të mbahen në Komunën e Vitisë, si shpërndarja e posterëve sensibilizues për parandalimin e trafikimit me njerëz si dhe ligjërata në shkolla me nxënës të shkollave të mesme të Komunës së Vitisë. Mesazhi i kësaj fushate që do të realizohet për një muaj, është: “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!“