Komuna e Vitisë si lider i aplikimit të koncept notës në Komisionin Evropian, është takuar me komunën bashkëaplikuese Gostivarin. Pas aprovimit të koncept notës nga aplikimi për grantin në Komisionin Evropian, përkatësisht në programin e Cross Border Cooperation, kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, ka zhvilluar takimin e parë me kryetarin e komunës bashkëaplikuese Gostivarin, z. Arben Taravari. Ky takim, kishte për qëllim definimin në detaje të këtij projekti, i cili ka për qëllim investimet kapitale për dy komunat ndërkufitare.