Komuna e Vitisë mobilizohet për ti dal në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka thirrë një mbledhje të jashtëzakonshme me bordin e drejtorëve për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në Shqipëri, pas tërmetit që goditi ditën e djeshme duke lënë shumë viktima e të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. Kryetari Haliti, ka marrë vendim për formimin e komisionit për organizimin e grumbullimit të ndihmave humanitare për Republikën e Shqipërisë. Ky komision përbëhet nga drejtor të drejtorive, këshilltarë të Kuvendit komunal, institucioneve shëndetësore, organizatave jo qeveritare, shoqërisë civile etj. Ky komision do të bëjë grumbullimin e gjërave të nevojshme humanitare, si ushqimore, veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjera elementare. Në këtë mbledhje, u shqyrtuan mundësit më drejtorinë për arsim që të merret vendim për dislokim të nxënësve të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran, për shkak të vjetërsisë së objektit aktual dhe parandalimit të rrezikshmërisë. Gjithashtu edhe iu bë thirrje Ministrisë së Arsimit që të përshpejtoj dinamikën e punës në ndërtimin e shkollës së re, ngase objekti i vjetër, paraqet rrezik për nxënësit dhe personelin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …