Në një vjetorin e vdekjes, me një akademi përkujtimore është përkujtuar doktori i shquar dhe shumëdimensional i qytetit të Vitisë, Feti Hetemi. Në këtë akademi është çmuar lartë kontributi i tij, jo vetëm në sferën e shëndetësisë, por edhe për humanizëm dhe atdhedashuri. Me këtë rast, në emër të kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, zëvendësi i tij, Hasan Aliu, ka ndarë një mirënjohje post mortum. Ai gjithashtu, vlerësoi lartë jetën dhe veprën e të ndjerit. “Doktor Feti Hetemi, ka bërë çmos për vendin e tij, për pacientët e tij , duke mos kursyer asgjë dhe me këtë, ai arriti të mbetet në kujtesën, historinë dhe të pushtoj zemrat tona, si një veprimtar i dalluar, humanist dhe mjek që gëzon respektin edhe post mortum”. Doktor Feti Hetemi, si një humanist i madh, ka ndërruar jetë para një viti, pikërisht në ditën ndërkombëtare të humanizmit.