Komuna e Vitisë ndanë mirënjohje për nxënësit e dalluar në fushën e robotikës dhe kodimit

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me Basri Aliun, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit kanë pritur në një takim nxënës të shkollës së mesme fillore të ulët “Dëshmorët e Vitisë” nga Vitia të cilët kanë treguar suksese në garat teknologjike të organizuar nga organizata BONEVET në platformën Kosova Makers League. Gjithashtu nxënës të kësaj shkolle kanë pasur një përkrahje të fuqishëm nga mësimdhënësi i Matematikës Burim Jashari i cili edhe i ka shoqëruar ata në këtë takim. Kjo shkollë në mars të këtij viti kishte fituar edhe vendin e parë në nivel vendi në sfidën e kodimit, në kuadër të programit Shkollat e Shekullit 21. Gjithashtu zëvendëskryetari Aliu dhe Drejtori i DKA-së, Basri Aliu kanë ndarë mirënjohje për nxënësit të cilët kanë treguar suksese në këto gara. Një mirënjohje ju është dedikuar edhe organizatës BONEVET e cila organizon gara të tilla, të cilët në emër të saj e ka pranuar mësimdhënësi z. Burim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …