Komuna e Vitisë ndau 88 laptop për shkollat e kësaj komune

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë së Arsimit, kanë ndarë 88 laptop për të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, përfshirë edhe Çerdhen e fëmijëve. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre laptopëve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash ka theksuar se do të vazhdojnë si deri më tani, me investime në shkolla, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe rritjen e cilësisë për një mbarëvajtje sa më të mirë. Gjithashtu, ai i ka falënderuar drejtorët e shkollave për përkushtimin në mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor, gjatë periudhës së pandemisë. Laptopët të cilët iu ndan drejtorëve të shkollave, janë shpërndarë për shkollat varësisht nga proporcioni i numrit të nxënëse. Po në kuadër të këtij projekti, për shkollat e komunës së Vitisë, javën e kaluar janë shpërndarë edhe 82 projektor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …