Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EULOC-un

Komuna e Vitisë dhe Organizata për reforma lokale EULOC, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit, përmes së cilës do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e përvojës dhe resurseve të përbashkëta. Këtë marrëveshje e nënshkruan kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesja e Organizatës EULOC, Melihate Osmani. Në bazë të kësaj marrëveshje, palët dakordohen që do të kenë bashkëpunim reciprok në ofrimin e mbështetjes dhe përkrahjes përgjatë 5 muajve të zbatimit të projektit “Monitorimi dhe mentorimi i zbatimit të drejt të politikave gjinore në Komunën e Vitisë” nga EULOC, projekt i financuar nga ADA (Austrian Development Cooperation) dhe Sida (Sëedish International development cooperation agency) mbështetur përmes RRMBGJ. EULOC, përmes aktivistëve vullnetar do të monitoroj seancat e Kuvendit Komunal, komiteteve komunale me qëllim të adresimit të çështjeve gjinore në politikat dhe buxhetimit, si dhe nivelin e pjesëmarrjes së grave të kuvendit dhe komiteteve në ngritjen e çështjeve të ndryshme në vendimmarrjen komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …