Komuna e Vitisë nisë zbatimin e vijueshmërisë në punë të zyrtarëve publik përmes sistemit elektronik

Sot në Viti, ka filluar procesi i regjistrimit elektronik të vijueshmërisë në punë për të gjithë zyrtarët publik, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar një nga pikat të regjistrimit elektronik dhe mirëpriti vendosjen e këtij sistemi.

Me këtë rast ai aty u njoftua nga Arian Alidema, zyrtar nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Viti, rreth këtij procesi. Sipas z. Alidema në Viti, janë 142 zyrtarë publik dhe se aparatet për regjistrimin të hyrjeve dhe daljeve janë vendosur aktualisht në tri objekte komunal dhe sipas tij regjistrimi i vijueshmërisë së punës bëhet në mënyrë elektronike përmes ID kartelave që ata posedojnë. Ai po ashtu njoftoj se ata më parë i kanë testuar ID kartelat dhe ato janë gati për përdorim. Ndërkaq bëhet me dije se për të gjithë zyrtarët që nuk e posedojnë ID kartelën, ose për ata që kanë defekt në pajisjet për regjistrimin e hyrje-daljeve, mund të regjistrojnë vijueshmërinë përmes linkut https://svp.rks-gov.net/, duke përdorur të dhënat personale (emri.mbiemri dhe paswordi të dërguar në emailin zyrtar). Gjithashtu ai tha se synohet që vendosja e këtyre pajisjeve të bëhet edhe në institucionet shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Iu dha lamtumira e fundit, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani

Në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj, të dielën u mbajt mbledhje komemorative në kujtim …