Komuna e Vitisë pajisë me një frigorifer qendrën e vaksinimit në Viti

Dje qendra e vaksinimit anti Covid-19 në Viti, është pajisur me një frigorifer nga komuna e Vitisë. Me këtë rast këtë qendër nga afër e kanë vizituar zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Valentina Mehmeti. Ata nga afër janë njohur me procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër virusit Covid-19. Sipas Drejtoreshës së QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili vaksinimi i qytetarëve po shkon mbarë dhe se deri me tani janë dhënë 13876 vaksina anti Covid-19 dhe janë vaksinuar afër 9500 qytetarë. Kurse Drejtoresha e DSHMS-së, Valentina Mehmeti ju bëri thirrje qytetarëve të cilët akoma nuk e kanë marrë vaksinën që të regjistrohen në portalin shtetëror eKosova dhe të bëjnë terminët për vaksinim.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …