Komuna e Vitisë përfiton mbi 72 mijë euro nga MAPL-ja për realizimin e projektit “Ndërtimi i trotuareve, ndriçimit dhe hapësirave gjelbëruese”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i trotuareve, ndriçimit dhe hapësirave gjelbëruese“ me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Vlera e përgjithshme e këtij projekti do të jetë 94,644.00€, kurse MAPL do të financoj këtë projekt në vlerë prej 72.350.00€, derisa pjesa e mbetur prej 22,294.00€ do të financohen nga Komuna e Vitisë. Kryetari Haliti tha se me këtë projekt do të punohet shumë jo vetëm në infrastrukturën rrugore si në krijimin e trotuareve dhe ndriçimit publik që do të ndikojnë pozitivisht në sigurinë e lëvizjes së qytetarëve por me të do të krijohen edhe hapësira të gjelbërta për qytetarët vitias. Përndryshe Komuna e Vitisë edhe në të kaluarën ka punuar shumë në këto fusha duke u vlerësuar edhe pozitivisht nga institucionet e ndryshme kredibile.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …