Komuna e Vitisë përfiton nga granti i performancës mbi 112 mijë euro

Komuna e Vitisë është përzgjedhur përfituese e grantit të performancës në vlerë prej 112,255.43€. Kjo gjë u bë me dije përmes një shkrese që ka pranuar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti nga Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Ky grant është mundësuar nga fondi i bashkëfinancimit të SDC/DEMOS dhe vetëm 19 komuna në gjithë Kosovën janë përzgjedhur përfituese të këtij granti. Sipas kësaj shkrese Komisioni i Grantit për Performancë ka vlerësuar se Komuna e Vitisë, ka përmbushur kriteret e nevojshme për të qenë subjekt përfitues nga ky grant mbështetës pasi që ka marrë opinionin e pamodifikuar me theksim të çështjes nga Auditori i përgjithshëm por edhe ka tejkaluar shpenzimin e buxhetit në investime kapitale prej mbi 75% por edhe disa kritere të tjera. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë do të bëjë përpjekje edhe më të mëdha që tu ofrojë qytetarëve të kësaj komune shërbime sa më të mira komunale. Ndërkaq bëhet me dije se Projekti DEMOS i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim do të ofrojë asistencë teknike për komunën e Vitisë me qëllim të përmirësimit të më tej të performancës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …