Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar të premtën një dokument me të cilën komuna të cilën ai e udhëheqë ka përfituar një grant të rëndësishëm nga Bashkimi Evropian për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat shumë-banesore sociale. Në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Komuna e Vitisë do të bashkëfinancojë projektin me 10%, ndërsa Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mbulon 90% të kostos totale prej 595 mijë e 544 euro. Me këtë rast sot kryetari Haliti ka nënshkruar kontratën me menaxhmentin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë që do t’i hapë rrugë realizimit të shpejtë të punimeve.