leoni

Komuna e Vitisë përkrah kultivuesit e patateve me mekanizëm për nxjerrjen e tyre

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e pranim dorëzimit të 10 mekanizmave bujqësor për nxjerrjen e patateve dhe atë për kultivuesit e kësaj kulture bujqësore nga kjo komunë. Furnizimi i fermerëve përfitues u bë me buxhetin e kësaj komune, ndërsa 20 përqind të vlerës kanë participuar vetë ata. Kryetari Haliti i përgëzoj fermerët përfitues, duke potencuar se qeverisja lokale e Vitisë, në vazhdimësi ka përkrahur fermerët e saj dhe shtoj se Vitia është e njohur për kultivimin e patates në veçanti patatja nga Debelldehu e cila është mjaftë e kërkuar në tregun vitias dhe më gjerë. Përndryshe, edhe më parë komuna e Vitisë ka shpërndarë mekanizëm të ndryshëm bujqësorë, fidane, sistem të ujitjes si dhe në bashkëpunim me partnerët e saj kanë mbajtur edhe trajnime të ndryshme profesionale për sektorë të ndryshëm bujqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …