Komuna e Vitisë përkujton dëshmorin Nijazi Rexhepi

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit, Nijazi Rexhepi një delegacion i kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Bekim Azizi, kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti dhe kanë vendosur kurore lule. Homazhe kanë bërë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, Avdyl Bajrami nga OVL- UÇK, Qemajl Rexhepi nga Shoqate e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dega në Viti, përfaqësues të subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të shkollës që mbanë emrin këtij dëshmori në Sllatinë si dhe të tjerë.

Mund të jetë një imazh i 19 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …