Komuna e Vitisë përmbyll suksesshëm vitin 2024, me realizim e lartë të projekteve dhe inaksimin e të hyrave vetanake

Komuna e Vitisë, ka përfunduar me sukses vitin 2024, duke arritur objektivat e saj kryesore në menaxhimin e buxhetit dhe realizimin e projekteve kapitale.

Përfaqësuesit komunal bëjnë me dije se një nga sukseset më të theksuara të vitit të shkuar ishte niveli i lartë i inkasimit të të hyrave vetanake, i cili arriti në 118.13 % të planifikimit, duke tejkaluar pritshmërinë dhe duke dëshmuar një qeverisje të përkushtuar dhe efikase. Po ashtu u bë me dije se shpenzimi i investimeve kapitale për vitin 2024, ka qenë në nivelin 96.84%, duke siguruar realizimin e projekteve të ndryshme në interes të qytetarëve vitias.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u shpreh se ky sukses është rezultat i një pune të palodhshme të qeverisë komunale dhe besimit të qytetarëve. “Kemi arritur të përmbushim synimet tona për vitin e shkuar, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, arsimimit, shëndetësisë dhe sektorëve të tjerë të rëndësishëm. Viti 2024 ka qenë një vit plotë suksese por natyrisht edhe i shoqëruar me sfidat të cilët i kemi tejkaluar falë punës sonë të përbashkët me partnerët tanë”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se ndër projektet kryesore të realizuara gjatë këtij viti ishin në përmirësimin dhe ndërtimin infrastrukturës lokale, modernizimi i shkollave, përmirësimi i shërbimeve publike dhe projekte të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. I pari i Vitisë, theksoj se ata synojnë që edhe vitin 2025 të realizojnë projekte të shumta në interes të gjithë qytetarëve në fushat e ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi vizitoj Teqenë e Halvetive në Rahovec, ku u prit nga Shejh Besim Shehu

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij vizitoj …