leoni

Komuna e Vitisë përmes ndeshjeve miqësore në futboll bëri bashkë përfaqësues të komunës, policisë, FSK-së, KFOR-it Britanik dhe Amerikan

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë, në fshatin Ramnishtë të Vitisë, janë zhvilluar 3 ndeshje miqësore ne futboll. Me këtë rast në këto ndeshje miqësore kanë marrë pjesë përfaqësues nga Komuna e Vitisë, KFOR-i Britanik, FSK-ja- Regjimenti i Parë i Këmbësorisë , Policia e Kosovës Stacioni në Viti dhe KFOR-i Amerikan – Veteranet. Në këtë aktivitet sportiv ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe drejtori i DKRS-së, Milot Lala. Në fund të këtij aktiviteti për pjesëmarrësit e ndeshjeve miqësore u ndan mirënjohje dhe u shtrua një koktej rasti.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …