leoni

Komuna e Vitisë po punon në zgjerimin e objektit shkollor “Ahmet Hajdari”, paralelja e ndarë në Ramnishtë

Komuna e Vitisë, po punon në  zgjerimin e hapësirë, konkretisht të aneksit shkollor në shkollën fillore të mesme të ulët “Ahmet Hajdari”,  paralelja e ndarë në Ramnishtë të Vitisë.  Zgjerimi i kësaj hapësire po mirëpritet  nga banorët e fshatit Ramnishtë dhe Beguncë, pasi që në veçanti nxënës të këtyre lokaliteteve po zhvillojnë mësimin në këtë objekt shkollor. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bëri me dije se punimet po zhvillohen me mjetet financiare të komunës së Vitisë duke potencuar se pos Ramnishtës edhe Drobeshi është një lokalitet që po rritet vazhdimisht dhe me investimet e bëra në këto lokalitete ato gjithnjë e më shumë po shndërrohen në paralagje të qytetit.

May be an image of 4 people

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …