leoni

Komuna e Vitisë po shënon ditën e dëshmorëve me aktivitete të shumta

 Me rastin e 5 majit- Ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot është  mbajtur një akademi përkujtimore për të përkujtuar dhe nderuar gjithë dëshmorët e rënë të kësaj komune. Gjithashtu janë vendosur kurora lushësh në varrezat e dëshmorëve në Viti. Me pas nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në orët e pasdites pritet të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera si sportive por edhe manifestimi kombëtar poetik “Pranvera poetike në Viti”-Hoxha i bunkerëve,  që ju kushtohet dëshmorit, Jonuz Zejnullahu. Në kuadër të këtyre aktiviteteve sot në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, pritet të bëhet edhe zbulimi i memorialit të atdhetarit Nazmi Azemi. Akademi solemne për nderë të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të komunës ës Vitisë, ka filluar me një minutë heshtje në shenjë respekti dhe nderimi për të gjithë ata që kanë rënë për liri. Me këtë rast nga një fjalë rasti kanë mbajtur: kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Xhevgjet Ademi nga OVL-UÇK në Viti  dhe një kumtesë nga Prof. Shefki Sadiku. Gjithashtu në këtë akademi u dha edhe një program i pasur kulturore e artistik nën drejtimin e Prof. Mustafë Llamallari. Përndryshe në homazhet që janë mbajtur për nder të dëshmorëve sot pos përfaqësuesve të komunës së Vitisë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të subjekteve politike, veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, Policisë, Shëndetësisë, shkollës, Bashkësisë Islame dhe të tjerë. Ndërkaq sot pos ditës së dëshmorëve është edhe dita e rënies në alltarinë e lirisë të dëshmorëve Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …