Komuna e Vitisë pranon një veturë donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim znj. Caroline Ziadeh, shefe e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), e cila i dorëzoj kryetarit Haliti çelësat e një veture që do të jetë donacion nga ky mision për këtë komunë. Kjo veturë është e dyta, pas asaj që ju dhurua ditë më parë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Me rastin e pranim dorëzimit të këtij donacioni, kryetari Haliti e ka falënderuar atë dhe misionin në fjalë për donacionin e dhënë, duke e çmuar lartë donacionin në fjalë. Ai gjithashtu e njoftoj znj. Ziadeh lidhur me zhvillimet e gjithëmbarshme në Viti, në veçanti mbi projektet e realizuara por edhe planet për të ardhmen në interes të të gjithë qytetarëve të kësaj komunë pa dallim, duke shtuar se komuna e Vitisë është një komunë me një bashkëjetesë dhe harmoni në mes të komuniteteve kombëtare dhe fetare. Znj.Caroline Ziadeh, shefe e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, çmoi lartë angazhimin e Institucioneve komunale të Vitisë, konkretisht në krijimin e klimës së mirë ndëretnike e ndër fetare në këtë komunë, duke përgëzuar kryetarin Haliti dhe ekipin e tij, për këtë përkushtim. Sidomos ajo përmendi gatishmërinë e Institucioneve komunale për investim në rivitalizim të objekteve shkollore multietnike, sikur ajo në Binqë, ku tha se Vitia është model i bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të mirë  të të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu. Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë, kryetari Haliti, i dha një dhuratë modeste znj. Ziadeh.

May be an image of 4 people, jeep, limousine, wheel, minivan, sedan, road and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …