Komuna e Vitisë, publikon listën e përfituesve të bursave të studentëve, kryetari Haliti rrit numrin e përfituesve nga 140 në 213

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një vendimi ka vendosur që të rritet numri i përfituesve të bursave të studentëve vitias për vitin akademik 2019/2020. Në fakt kryetari Haliti ka bërë rritjen e përfituesve të bursave për studentët dhe atë nga 140 në 213 përfitues, ku secili do të fitoj bursë në vlerë prej 300 euro. Sipas vendimit të kryetarit Haliti, kjo është bërë me kërkesën e komisionit për ndarjen e bursave. “Komisioni për ndarjen e bursave pas shqyrtimit të kërkesave të aplikantëve për bursa për vitin akademik 2019/2020 vlera e së cilës është 300.00€, kanë konstatuar se një numër i madhe i aplikantëve kanë plotësuar kushtet për ndarjen e bursave, i kanë propozuar kryetarit të komunës që të shqyrtoj mundësinë e rritjes së numri të bursave nga 140 në 213 bursa, pas shqyrtimit të kërkesës Kryetari i komunës ka aprovuar kërkesën e komisionit dhe ka vendosur që numri i bursave për vitin akademik 2019/2020 të jetë 213 bursa” thuhet në vendimin e kryetarit Haliti për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për ndarjen e 140 bursave për studentët të komunës së Vitisë. Kjo rritje është mirëpritur nga studentet vitias në veçanti gjatë kësaj kohe kur gjendja e pandemisë ka vështirësuar gjendjen financiare të qytetarëve. Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për ndarjen e 140 bursave për student të komunës së Vitisë mund ta gjeni duke klikuar në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …