leoni

Komuna e Vitisë rehabiliton rrugën që lidh fshatrat Vërban e Begracë

Banorët e fshatrave të Komunës së Vitisë dhe asaj te Kaçanikut, do të kenë mundësinë e qarkullimit të lirshëm, gjegjësisht qasjes në pronat bujqësore, përmes një rruge e cila është rehabilituar, në kuadër të një projekti, që parasheh rregullimin e infrastrukturës rrugore të komunës së Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se kjo rrugë është edhe një arterie që mundëson qarkullimin më të lehtë të banorëve në këtë zonë. “Ne kuadër të shumë projekteve të përbashkëta me komunat fqinje, të Gjilanit, Kumanovës, Ferizajt, sot po inaugurojmë një projekt me komunën e Kaçanikut. Por ky nuk është i fundit, ngase do të punojmë së bashku me projekte me komunën e Kaçanikut”, tha kryetari Haliti. Kurse kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, u shpreh falënderues për Institucionet komunale të Vitisë, për angazhim në realizim të këtij projekti, që do të ndikoj pozitivisht, në zhvillim të bujqësisë, për banorët e të dyja komunave. Kurse Saqip Halili, banorë i Vërbanit, tha se kjo rrugë është shumë e mirëseardhur, me qen se ishte vështirë e kalueshme edhe atë vetëm nga makina bujqësore. Ndonëse rruga e cila u përurua sot mes të dyja komunave, e që lidh fshatin Vërban të Vitisë dhe Begracën e Kaçanikut, fillimisht do të jetë me zhavorr, kryetarët e të dyja komunave premtuan se së shpejti do ta asfaltojnë këtë rrugë, që kap një gjatësi mbi gjysmë kilometri.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …