leoni

Komuna e Vitisë shënoi 5 Qershorin- Ditën Botërore të Mjedisit

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti,  ka shënuar sot 5 Qershori- Ditën Botërore të Mjedisit. Me këtë rast në disa lokacione të qytetit të Vitisë,  janë zhvilluar aktivitete mjedisore përfshirë edhe mbjelljen e luleve dhe fidanëve. Këtyre aktiviteteve ju janë bashkangjitur edhe nxënës të shkollave fillore por edhe të mesme që vijojnë mësimin në qytetin e Vitisë. Ndërkaq për të pranishmit nga një fjalë rasti lidhur me këto aktivitete,  kanë mbajtur Basri Aliu, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë dhe Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Ata potencuan se komuna e Vitisë në vazhdimësi është kujdesur për një mjedis të pastër dhe se sot më shumë bëhet fjalë për një aksion simbolik për të rritur ndërgjegjësimin tek qytetarët për mbrojtjen e mjedisit. Përndryshe 5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …