Komuna e Vitisë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Zemrës

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zemrës. Me këtë rast në qendër të qytetit të Vitisë, është bërë matja e tensionit arterial të kalimtarëve të rastit. Gjithashtu janë shpërndarë edhe broshura informative për përkujdesjen ndaj sëmundjeve të zemrës. Ekipi i QKMF-së së Vitisë gjithashtu ju ka dhënë këshilla shëndetësore qytetareve. Drejtoresha e kësaj qendre Dr. Vjollca Kadolli-Halili tha se Komuna e Vitisë, vazhdimisht ka shënuar me aktivitete të ndryshme ditët si kjo me qëllimin më të mirë që qytetarët të jenë të njoftuar mbi sëmundjet e ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu mirëpriti në takim klubet sportive të volejbollit dhe ping-pongut

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini …