Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti të enjtën shënoi Ditën Botërore të Diabetit me disa aktivitete. QKMF në kordinim me Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan dhe DKA në Viti ka ndërmarrë një varg aktivitetesh për të shënuar këtë ditë. Dr.Festona Qamili dhe dr.Artë Gashaj kanë mbajtur dy ligjërata me nxënës në shkollat e mesme, një në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” dhe një në shkollën Teknike “Jonuz Zejnullahu”. Gjithashtu, janë shpërndarë edhe fletushka me informata për diabetin nga infermieret Almira Abazi dhe Besmira Zuka si dhe janë shpërndarë materiale vetëdijësuese për pacientët e rastit. Të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë kanë mbajtur nga një ligjëratë kushtuar sëmundjes së Diabetit nga arsimtarët, si pjesë e edukimit shëndetësorë në shkolla. Kurse, QKMF-Viti për këtë ditë ka mbajtur edhe dy ligjërata me staf shëndetësor dhe qytetarë për diabetin dhe menaxhimin e tij, ku ligjëruese ishte dr.Dhuratë Halabaku, specialiste e Mjekësisë Familjare dhe nutricioniste si dhe Afërdita Ramaj infermiere dhe nutricioniste gjithashtu. Gjatë këtyre aktiviteteve janë rekomanduar edhe këshilla për pacientët me diabet, ku shumë e rëndësishme është të lajmërohen te mjeku për kontrolle të rregullta, edhe pse mund të ndihen mirë dhe të mos kenë probleme. Duhet të keni kujdes pasi që komplikimet e diabetit zhvillohen në heshtje dhe nuk shkaktojnë simptoma në fillim, por me kalimin e kohës ato dëmtojnë organet e ndryshme si zemrën, trurin, veshkat, sytë, enët e gjakut, indet, etj. Përndryshe, kjo ditë shënohet me 14 nëntor në kordinim me rekomandimin e Federatës Ndërkombëtare të Diabetit. Shënimi i kësaj dite është vendosur duke u bazuar në rritjen e vazhdueshme të sëmundjes së diabetit në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Po mbahet punëtoria për qeverisjen e përgjegjshme gjinore në nivel lokal, komuna e Vitisë merret si shembull nga OSBE-ja

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka nisur sot punimet e një punëtorie …