leoni

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe nxënësit e kursit “Art Sudio Vincent” – Viti, kanë mbajtur një koloni artistike në parkun e qytetit “Njazi Azemi- Komandat Mjekra”, kryesisht me motive rreth mjedisit si dhe u bë një aksion i grumbullimit të mbeturinave. Në këto aktivitete i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe drejtori i Urbanizmit, Visar Demiri dhe të tjerë. Kryetari Haliti falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet duke potencuar rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit për qeverinë komunale të Vitisë. Ai shtoj se me vendimin e tij edhe viti 2023 është shpallur vit i ruajtjes së mjedisit në këtë komunë. I pari i komunës tha se gjithnjë e më shumë qytetarët e Vitisë, në veçanti rinia po kuptojnë se mjedisi është i rëndësishëm për të gjithë ne, në veçanti ambienti i pastër, mbjellja e drunjve etj. Përndryshe me 5 qershor në mbarë botën organizohen ngjarje të ndryshme për të inkurajuar ndërgjegjësimin dhe veprimin për mbrojtjen e mjedisit.

May be an image of 6 people, people standing, plant, grass and text that says 'NORITA'

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …