Sot Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka shënuar 7 Prillin, Ditën Botërore të Shëndetit, ditë e cila shënohet në gjithë botën nga viti 1950. Ky aktivitet është shënuar nga ekipi shëndetësore i QKMF-së, ku fillimisht kanë vizituar shtëpinë e pensionistëve në Viti, ku kanë diskutuar së bashku për shëndetin në tërësi, si dhe iu është matë glikemia dhe tensioni arterial. Pastaj, ka vazhduar aktiviteti në qytet me shpërndarjen e broshurave të ndryshme rreth sëmundjeve kronike. Sipas dr. Artë Gashaj- Kordinatore për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, shënimi i ditëve të shëndetit po bëhet për të ndikuar në edukimin shëndetësorë të popullatës.