Komuna e Vitisë shënon Ditën e Falënderimeve Amerikane

Me rastin e Ditës së Falënderimeve Amerikane, zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe ushtarët e KFOR-it Amerikan kanë bërë të premten homazhe pranë bustit të diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke në Viti. Këtyre homazheve ju janë bashkangjitur edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës në Viti si dhe përfaqësues të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal. Ndërkaq nën organizimin e Drejtorisë së Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me KVRL-në janë mbajtur edhe disa aktivitete të tjera si një ndeshje miqësore në basketboll në mes të Klubit të Basketbollit Vitia me ushtarë të KFOR-it amerikan. Kurse në orët e mbrëmjes është mbajtur edhe një koncert muzikorë dhe atë në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti me muzikë Rock në gjuhën angleze.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …