Komuna e Vitisë shënon Ditën e Patates në Debelldeh

Nën organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC të enjten në Debelldeh të Vitisë është shënuar Dita e Patates. Me këtë rast është promovuar patatja e cila kultivohet në këtë lokalitet dhe e cila është e kërkuar në gjithë tregun Kosovar. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka bërë me dije pse kjo komunë ka vendosur të shënoj Ditën e Patates në Debelldeh të Vitisë. “Jo rastësisht sivjet po e shënojmë këtë ditë në Debelldeh, sepse patatja e Debelldehut është e njohur në gjithë Kosovën për cilësinë e saj. Përkundër kushteve jo të favorshme atmosferike puna dhe përkushtimi i kultivuesve vitias të patates ka bërë që ky produkt edhe sivjet të këtë cilësi të lartë”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai tha se kjo komunë në bashkëpunim me organizatën IKC ka shpërndarë gjatë këtij viti mbi 13 mijë kilogramë farë të patates për kultivuesit e Debelldehut. Kurse Ekrem Bajrami, Drejtor i organizatës IKC-së u shpreh se është kënaqësi të shohësh këto prodhime cilësore që janë krijuar në këto kushte jo të mira atmosferike. Ai tha se ata në bashkëpunim me komunën do të angazhohemi të nxjerrim një brend për pataten e veçantë të Debelldehut. Ndërkaq Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural falënderoj kryetarin Haliti për mbështetjen e veçantë që po e bënë në sektorin e bujqësisë duke shtuar se Debelldehu është i njohur për kultivimin e patates dhe shtoj se për këtë ata kanë vendosur që të organizojnë këtë aktivitet në Debelldeh të Vitisë. Përndryshe ky aktivitet është mbështetur me një koktej rasti nga TEB Bank.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …