Komuna e Vitisë shënon Ditën e Veteranit

Për nderë të ditës së veteranit e cila shënohet më 30 dhjetor, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta, Abdyl Bajramin nga OVL e UÇK-së dhe Qemajl Rexhepin nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Viti, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë së popullit të Kosovës.  Në këtë takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e kanë falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për shënimin e datave të rëndësishme që lidhen me luftën për liri të Kosovës dhe me kombin shqiptarë. Po ashtu për nderë të kësaj dite, janë bërë edhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti. Në shenjë respekti kryetari Haliti ndau edhe nga një dhuratë simbolike për pjesëmarrësit në këtë takim.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …