leoni

Komuna e Vitisë shpallët ndër tri komunat më transparente në Kosovë për vitin 2018

Komuna e Vitisë është ranguar ndër tri komunat më transparente për vitin 2018 në Kosovë dhe atë në Transparometrin Komunal 2018, që u publikua pas një hulumtimi njëvjeçar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e që është mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku ka folur për përkushtimin e komunës që ai udhëheqë në rritjen e vazhdueshme të transparencës. Ai shtoj se me këtë ata synojnë që  qytetarët vitias të mbahen të informuar dhe të jenë pjesë të vendimmarrjes në këtë komunë.  Përndryshe Komuna e Vitisë,  është vlerësuar në Transparometrin Komunal 2018 me 72.88% ose 86 pikë me të cilën u rangua ndër tri komunat më transparente në Kosovë.  Ndërkaq në ceremoninë që është zhvilluar sot në Prishtinë, pos kryetarit Haliti kanë marrë pjesë edhe: Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal, Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe të tjerë.  Pas këtij takimi kryetari Haliti ka takuar edhe ambasadorin Britanik në Kosovë, Ruair O’Connell.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …