Komuna e Vitisë sonte ka ndezur dritat festive në sheshin e qytetit

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, bashkë me qytetarët vitias dhe KFOR-in Amerikan, sonte kanë bërë ndezjen e dritave festive në sheshin “Nijazi Azemi- Komandant Mjekra” në Viti, e cila është dekoruar për nder të festave të fundvitit.

Kryetari Haliti pas ndezjes së dritave festive ju ka uruar qytetarëve shëndet dhe mbarësi në vitin në vijim dhe ka bërë thirrje që të festohen këto festa të fundvitit në paqe dhe harmoni mes njëri tjetrit.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …