Komuna e Vitisë vazhdon bashkëpunimin me fondin e Kosovës për efiçiencë të energjisë, pritet realizimi i disa projekteve

Komuna e Vitisë dhe fondi i Kosovës për efiçiencë të energjisë (FKEE), do të vazhdojnë bashkëpunimin për inicimin e projekteve për masat e efiçiencës së energjisë,  ku përfituese  do të jenë shkollat në fshatin Sllatinë e Epërme, Buzovik, Sadovinë e Jerlive, Gërmovë dhe Qendra për Punë Sociale në Viti. Me këtë rast sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  i shoqëruar edhe nga Xhelal Musa, Zyrtar i efiçiencës së energjisë në Viti,  kanë pritur në takim përfaqësues të FKEE-së,  ku edhe është nënshkruar nga ai një dokument në këtë fushë. Përndryshe në këto objekte fillimisht pritet të bëhen procedurat fillestare si auditimi, dizajnimi dhe përshkrimi i punimeve ku ndër tjerash pritet të parashihen të bëhet renovimi i kulmeve, fasadave, dritareve, ngrohjeve qendrore, ndriçimit, etj

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …