Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit, pjesa prapa shtëpisë së kulturës do të shndërrohet në park

Me nismën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka filluar një aksion për pastrimin e hapësirës prapa Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani “ në Viti. Këtij aksioni përveç zyrtarëve komunal ju janë bashkangjitur edhe vullnetarë të shumtë të cilët kanë mirëpritur rregullimin e kësaj hapësire. Kryetari Haliti bëri me dije se kjo hapësirë do të shndërrohet shumë shpejt në një park të bukur i cili do të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët. “Po vazhdojmë në krijimin e hapësirave të gjelbërta për qytetarët tanë. Kemi punuar në shumë lokalitete duke i kthyer nga deponitë e mbeturinave në hapësira gjelbëruese e parqe për të gjithë qytetarët, edhe këtë pjesë të qytetit ne do ta shndërrojmë në një park të bukur për të gjithë”, u shpreh Kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …