Komuna e Vitisë vazhdon me përmirësimin e kushteve në Arsim

Komuna e Vitisë edhe gjatë këtij viti ka vazhduar më përkushtimin e saj që të përmirësoj edhe më tej gjendjen në arsim në këtë komunë. Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini së bashku me zyrtarët e DKA-së kanë vizituar Shkollën e Mesme Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozheran, pasi që kjo shkollë është furnizuar me 18 tabela moderne, 15 llaptop, 4 projektor, printer-kopje, dollap për kabinete dhe është bërë me bibliotekë. “Komuna e Vitisë po vazhdon të punoj që të krijoj kushte sa më të mira në shkollat e Komunës, një furnizim i shkollave me pajisje të teknologjisë informative, konkretisht të digjitalizimit të shkollave e kemi pasur edhe vitin e shkuar në kuadër të një bashkëpunimi të komunës sonë me Fondacionin Kosovë- Luksemburg. Megjithatë ne do të vazhdojmë me projekte të tjerë të cilat do të ndikojnë pozitivisht në mësimdhënie dhe mësimnxënie”, u shpreh Drejtoresha Emini. Përndryshe bëhet me dije se një furnizim i shkollave me mjete të tilla po ndodh edhe në lokalitet e tjera të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …