leoni

Komuna e Vitisë vazhdon me projektet në sigurimin e ujit të pijshëm, tani fshati Letnicë u bë me ujë të pijshëm

Sot në fshatin Letnicë të Vitisë, është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI dhe është financuar nga qeveria zvicerane dhe e Kosovës por edhe nga komuna e Vitisë. Fillimisht në Viti, është bërë nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe në mes të komunës, fshatit Letnicë dhe Kompanisë Rajonale të Ujërave ” Hidromorava”-Gjilan pasi që menaxhimi i ujit në këtë lokalitet do të merret nga KRU “Hidromorava”. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e përurimit të këtij projekti, ka potencuar se pas rregullimit të rrjetit të ujësjellësit banorët e këtij fshati do të kenë qasje në ujë të pijes. Ai potencoi se komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj po punon edhe në lokalitete të tjera për të siguruar furnizim të banorëve me ujë të pijes dhe që më pas menaxhimi i ujit të bëhet nga Kompania Hidoromorava në Gjilan. Ai gjithashtu tha se pos projektit të sigurimit të ujit të pijes për banorët e këtij lokaliteti më parë janë realizuar edhe shumë projekte të tjera në fushat e ndryshme që sipas tij kanë për qëllim rritjen e cilësisë së jetesës në këtë fshat. Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” Muhamed Suliqi tha se realizimi i këtij projekti për banorët e fshatit Letnicë është jetike dhe se KRU “Hidromorava” do ta merre menaxhimin e tij duke shtuar se Qendra Regjionale e Shëndetësisë Publike ka cilësuar se uji nga ky rrjet është i pijshëm. Megjithatë ai pati edhe një porosi për konsumatorët aktual që të paguajnë faturën e ujit të pijshëm pasi që sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie vetëm kështu mund të sigurohet cilësia e mirë e ujit. Ai shtoj se menaxhimin e ujit të pijshëm edhe në lokalitetet e tjera të kësaj komune pritet ta merr kjo kompani. Edhe famullitari i kishës katolike në Viti, Dom Marjan Demaj dhe Kryetari i fshatit Letnicë, Shin Gjoni kanë përgëzuar të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti për banorët e fshatit Letnicë, në veçanti ata falënderuan kryetarin Haliti, për përkushtimin e tij që të përmirësoj kushtet për jetesë të qytetarëve të këtij lokaliteti. Përndryshe ditë më parë është bërë edhe përurimi i ndërrimit të gypit të asbest betonit nga Fabrika e Përpunimit të Ujit në Letnicë deri në qytetin e Vitisë ku furnizohen me ujë shumë banorë të kësaj komune. Gjithashtu ditë me parë u bë edhe përurimi i ujit të pijshëm në fshatin Gërmovë. Sipas zyrtarëve komunal do të vazhdohet me realizimin edhe të shumë projekteve të tjera në sigurimin e ujit të pijshëm për banorët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …