Komuna e Vitisë vazhdon me realizimin projekteve të shumta

Në mbarë territorin e komunës së Vitisë, po vazhdohet me realizimin e projekteve të shumta. Me këtë rast  aktualisht po zhvillohen disa punime si në fshatin Radivojcë në sanimin e kanalizimit në rrugën “Memet Devaja” por edhe në sinjalistikën rrugore përgjatë rrugës “14 qershori” Viti – Pozheran dhe të rrugës Kolishtë- Buzovik -Beguncë. Gjithashtu po punohet edhe në hapjen dhe pastrimin e përroskave dhe kanaleve si përgjatë rrugës Viti- Sllatinë dhe Sadovinë e Çerkezëve- Trestenik dhe të tjerë. Gjithashtu bëhet me dije se punohet edhe në krijimin e hapësirave të gjelbra (mini pargjeve) si në fshatrat: Radivojcë, Smirë, Verban, Sllatinë.

May be an image of tree

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron qytetarët me rastin e 34-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 34-vjetorit nga miratimi i deklaratës …