Komuna e Vitisë vazhdon me rivitalizimin e objekteve shkollore

Komuna e Vitisë, po vazhdon me rivitalizimin e shkollave në këtë komunë dhe atë në kuadër të planit të veprimit për përgatitjen e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022. Me këtë rast Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka vizituar punimet në rivitalizimin e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe të Shkollës së Mesme Fillore të Ulët “ Hasan Aliu” në Remnik të Vitisë. Ai tha se në kuadër të planit të veprimit të kësaj drejtorie po bëhen edhe rivitalizime në shkollat e tjera ku është paraqitur nevoja duke theksuar se ata po bëjnë përgatitjet finale për kthimin e nxënësve në bankat shkollore dhe atë në kushte sa më të mira për ta dhe personelin arsimor.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …