Komuna e Vitisë vazhdon punimet në pastrimin, hapjen e kanaleve, lumenjve dhe përroskave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Naim Pira kanë vizituar të mërkurën  punimet që po zhvillohen në hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës” dhe atë nga fshati Binçë në drejtim të Vitisë. Këto punime i kanë mirëpritur edhe kryetarët e fshatrave Binçë dhe Kabash, Arben Jakupi dhe Ali Toma. Bëhet me dije se punime të tilla janë bërë edhe më parë në pjesë të ndryshme të komunës së Vitisë, jo vetëm në shtratin e lumit por edhe në pastrimin dhe hapjen e kanaleve dhe përroskave.

Kryetari Haliti tha se punimet e tilla janë bërë me qëllim të kalimit normal të rrjedhave të ujit dhe parandalimin e daljes së tyre nga shtrati me qëllim të mbrojtjes së tokave pjellore dhe ekonomive familjare. Ai tha megjithatë gjatë këtyre punimeve synohet të ruhen argjinatura dhe shtrati i lumit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …